Rritet në 73.456 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Pavarësisht armëpushimit, në sulmet izraelite të kryera në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën 2 palestinezë dhe janë plagosur 10 të tjerë.
Është rritur në 73.456 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë me shkrim, ka ndarë të dhënat më të fundit mbi viktimat e shënuara nga sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Gazës që nga tetori i vitit 2023.
Pavarësisht armëpushimit, në sulmet izraelite të kryera në 24 orët e fundit në Gaza kanë humbur jetën 2 palestinezë dhe janë plagosur 10 të tjerë.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025 e deri më tani në sulmet izraelite janë vrarë 1.320 palestinezë dhe janë plagosur 4.385 të tjerë. Gjithashtu raportohet se nga rrënojat janë nxjerrë trupat e 815 palestinezëve.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori 2023 është rritur në 73.456, ndërsa numri i të plagosurve në 174.496.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.



