Kryediplomatët e Turqisë dhe Kuvajtit diskutojnë mbi zhvillimet rajonale

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe homologu i tij kuvajtian, Jarrah Jaber Al Ahmad Al Sabah diskutuan në një telefonatë mbi situatën e fundit në rajon, thanë burimet diplomatike turke

SHQİP Yayın: 03 Ağustos 2026 - Pazartesi - Güncelleme: 03.08.2026 17:10:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan dhe homologu i tij kuvajtian, Jarrah Jaber Al Ahmad Al Sabah, diskutuan sot në një telefonatë mbi situatën e fundit në rajon, thanë burimet diplomatike turke, transmeton Anadolu.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me telefonatën, sipas burimeve.

Të shtunën, Kuvajti tha se ushtria e tij shkatërroi dronë iranianë pasi sulmet shënjestruan një strukturë qeveritare, si dhe automjete civile, në ishullin Bubiyan, duke shkaktuar dëme materiale, por jo viktima. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Saud Al-Atwan tha se forcat e armatosura kishin zbuluar "dronë armiqësorë" në hapësirën ajrore të Kuvajtit që nga mëngjesi i së shtunës dhe i "shkatërruan ato".

Ai tha se "agresioni iranian" shënjestroi disa instalime jetësore, përfshirë një strukturë qeveritare në Kuvajtin verior dhe automjete që i përkisnin një kompanie civile në ishull. Mbeturinat që binin shkaktuan dëme materiale, por nuk u raportuan të lënduar, shtoi Al-Atwan.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit dhe Teherani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë që shënjestruan vendet e Gjirit që strehonin asete ushtarake amerikane.

Burime qeveritare pakistaneze i thanë sot Anadolu-t se "asnjë datë apo vend" nuk është përcaktuar ende për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të ngecura prej kohësh midis SHBA-së dhe Iranit që synojnë t'i japin fund luftës së tyre disamujore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha më parë se negociatat e reja me Teheranin do të fillonin sot pasdite, pasi ai vendosi të shtyjë sulmet ndaj Iranit ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei tha sot se Teherani nuk ishte i angazhuar në negociata me Washingtonin.

#
Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.