Kosovë, shkarkohet ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Vendimin e pranoi kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari dhe menjëherë është propozuar që detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ta marrë prokurori Agron Qalaj, i cili do të fillojë detyrën nga dita e nesërme

SHQİP Yayın: 20 Kasım 2025 - Perşembe - Güncelleme: 20.11.2025 15:47:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), me pesë vota për, është marrë vendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, transmeton Anadolu.

Vendimin e pranoi kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdari dhe menjëherë është propozuar që detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit ta marrë prokurori Agron Qalaj, i cili do të fillojë detyrën nga dita e nesërme.

Shkarkimi u propozua nga zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, e cila tha se Kelmendi nuk përfaqëson më unitetin e Këshillit Prokurorial dhe ka vepruar në koordinim me një grup të caktuar anëtarësh brenda KPK-së, duke mos respektuar detyrimet e tij ndaj sistemit prokurorial.

Grantolli rikujtoi se propozimi për emërimin e Kelmendit si ushtrues detyre ishte bërë tri vite më parë, duke njohur performancën e tij, por që me kalimin e kohës, situata ka ndryshuar dhe Kelmendi nuk ka arritur të ruajë unitetin e nevojshëm të KPK-së.

Ndërkaq, Kelmendi ka reaguar ndaj vendimit, duke akuzuar Grantollin për konflikt interesi dhe duke thënë se ky veprim është nxitur nga interesa personale.

Ai tha se nuk do të japë dorëheqje dhe do të mbrojë sistemin prokurorial.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.