Katër pacientë nga Gaza mbërrijnë në Turqi për trajtim

Katër pacientë dhe 7 shoqëruesit e tyre për të cilët u lejua kalimi nga Gaza në Jordani kanë mbërritur në Turqi me aeroplan për trajtim

SHQİP Yayın: 03 Temmuz 2025 - Perşembe - Güncelleme: 03.07.2025 09:36:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Katër pacientë dhe 7 shoqëruesit e tyre për të cilët u lejua kalimi nga Gaza në Jordani kanë mbërritur në Turqi me aeroplan për trajtim, transmeton Anadolu.

Katër banorët e Gazës dhe 7 shoqëruesit e tyre që nuk mundën të vazhdonin trajtimin e tyre pas sulmeve të Izraelit në Gaza fillimisht u evakuuan nga Gaza dhe u dërguan në Jordani për t'u sjellë më pas në Turqi.

Aeroplani i "Turkish Airlines" që u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Amanit "Queen Alia", mbërriti fillimisht në aeroportin e Stambollit me 4 pacientët dhe 7 shoqëruesit e tyre. Shoqëruesit dhe pacientët u transferuan më pas në aeroportin "Esenboğa" të Ankarasë.

Personat në aeroplan u transferuan në spitalin "Etlik" të qytetit nga ambulancat që ndodheshin në gatishmëri në aeroport.

- Ekipi i TRT Arabi

Gjithashtu në spital mbërritën për trajtim edhe kameramani i TRT Arabi, Sami Mohammed Abdullah Shehada, i cili u plagos dhe iu amputua këmba e djathtë pasi u qëllua nga një tank izraelit dhe gazetari Sami Fuad Mahmoud Barhoom, i cili u plagos kur një dron i armatosur sulmoi automjetin e ekipit të TRT-së.

Në sulmin në të cilin u plagos Barhoom, automjeti i TRT-së u godit me 5 plumba.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.