Hasani: Integrimi në BE është projekti më madhor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme për legjislaturën e re, komision që do të drejtohet nga ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani

SHQİP Yayın: 30 Eylül 2025 - Salı - Güncelleme: 30.09.2025 15:49:00
Editör -
Okuma Süresi: 3 dk.
Google News

Kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Igli Hasani, ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) është projekti më madhor i politikës së jashtme të Shqipërisë, raporton Anadolu.

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme për legjislaturën e re, komision që do të drejtohet nga ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani.

Në fjalën e tij në mbledhjen për konstituimin e këtij komisioni, Hasani tha se komisioni do të përfshijë çështjet e integrimit evropian, monitorimin e negociatave të anëtarësimit në BE, përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së, mbikëqyrjen e asistencës financiare të BE-së për Shqipërinë, politikat e jashtme dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

"Integrimi në Bashkimin Evropian është projekti më madhor i politikës së jashtme të Shqipërisë në ditët e sotme. Është rruga që i tejkalon ndarjet politike dhe i shërben çdo qytetari, pikërisht sepse ky proces është thelbi i politikës tonë të jashtme. Në këtë fazë vendimtare të procesit dhe përgjatë këtij mandati përcaktues është më e rëndësishme se kurrë që puna jonë të jetë efikase, gjithëpërfshirëse dhe e bashkërenduar", tha Hasani.

Hsani shtoi se shpreson të punojnë me frymë konstruktive dhe me unitet, sepse tha ai "ua kemi detyrim qytetarëve, familjarëve tanë që presin ta shohin ëndrrën evropiane të Shqipërisë të bëhet realitet".

Anëtari i komisionit nga partia opozitare, Partia Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh ky është komisioni më i rëndësishëm që ka Kuvendi i Shqipërisë.

"Ne si komision duhet të shprehemi qartësisht solidarë me iniciativën e presidentit (Donald) Trump për planin 20 pikësh të paqes në Gaza dhe stabilitetit të Lindjes së Mesme", tha Shehu.

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme është krijuar pas ndryshimeve të fundit në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.