Erdogan të hënën do të bisedojë në telefon me Trumpin mbi Ukrainën dhe Gazën

"Të hënën do të zhvillojmë një telefonatë tjetër me presidentin Trump", tha Erdogan duke shtuar se do të diskutojnë për zhvillimet Rusi-Ukrainë si dhe situatën në Palestinë

SHQİP Yayın: 02 Ocak 2026 - Cuma - Güncelleme: 02.01.2026 20:00:00
Editör -
Okuma Süresi: 4 dk.
Google News

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, për luftën Rusi-Ukrainë dhe situatën në Gaza që pritet të jenë në krye të agjendës, raporton Anadolu.

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Erdogan tha se biseda e tyre e caktuar për të hënën pasdite do të përqendrohet në zhvillimet kryesore rajonale.

"Të hënën do të zhvillojmë një telefonatë tjetër me presidentin Trump", tha Erdogan duke shtuar se do të diskutojnë për zhvillimet midis Rusisë dhe Ukrainës si dhe situatën në Palestinë.

- "Palestina nuk është vetëm"

Erdogan komentoi gjithashtu tubimin e madh pro-Palestinë të mbajtur në Urën e Gallatës në Stamboll në ditën e vitit të ri, duke e përshëndetur atë si një mesazh të fuqishëm publik solidariteti.

"Teksa hymë në vitin e ri, ne të gjithë pamë një moment historik në Urën e Gallatës. Kjo tregoi qartë se Palestina nuk është vetëm", tha Erdogan.

Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Gazës dhe popullit palestinez si në nivel kombëtar ashtu edhe në koordinim me botën e gjerë islamike.

"Ne nuk e kemi braktisur Gazën apo Palestinën dhe as nuk do ta bëjmë kurrë", shtoi ai.

- Gjendja humanitare e Gazës

Duke kritikuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit ndaj Gazës, Erdogan tha se vuajtjet humanitare, veçanërisht të fëmijëve që jetojnë në kushte të vështira, nuk do të mbeten pa përgjigje.

"Vuajtjet e fëmijëve në Gaza, që jetojnë në tenda të improvizuara mes erës dhe shiut, nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Netanyahu nuk do t'i shpëtojë përgjegjësisë", tha ai.

Erdogan theksoi se përpjekjet për ndihmë humanitare përballen me kufizime të vazhdueshme, përfshirë me pengesa për shpërndarjen e materialeve të strehimit të përkohshëm në Gaza.

Pavarësisht sfidave, ai tha se Turqia do të vazhdojë të ndjekë të gjitha kanalet e mundshme për të mbështetur palestinezët dhe për të lehtësuar vuajtjet e tyre.

"Ajo që ka bërë ky faraon i quajtur Benjamin Netanyahu nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, sepse ai ka marrë mallkime të panumërta nga njerëz të shtypur, nga të rinjtë deri te të moshuarit", tha presidenti Erdogan.

- Diplomacia e luftës në Ukrainë

Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, Erdogan tha se Turqia mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe partnerët perëndimor.

Ai gjithashtu njoftoi se një samit i koalicionit të të vullnetshmëve javën e ardhshme do të mbahet në Paris, me ministrin turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, që do të marrë pjesë në takim në emër të tij.

Erdogan shtoi se angazhimi diplomatik do të vazhdojë përmes bisedimeve të ardhshme ndërkombëtare, përfshirë telefonatën e tij të së hënës me presidentin amerikan.​​​​​​​

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.