Alper Aktas emërohet ambasador i Turqisë në Shkup
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit
SHQİP
Yayın: 10 Haziran 2026 - Çarşamba - Güncelleme: 10.06.2026 11:06:00
Editör -
Okuma Süresi: 41 sn.
Alper Aktas është emëruar ambasador i ri në Ambasadën e Turqisë në Shkup, raporton Anadolu.
Sipas informacionit nga burime diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u ka komunikuar detyrat e reja diplomatëve që do të shërbejnë në përfaqësitë e jashtme të Turqisë dhe që do të kryejnë detyrën e ambasadorit.
Në këtë kuadër, në Ambasadën në Shkup është emëruar Alper Aktas, i cili deri tani ishte ambasadori i Turqisë në Mogadishu.
Ambasadori aktual Fatih Ulusoy ishte në këtë detyrë që nga viti 2024.
Yorumlar (0)
İlginizi Çekebilir