Aeroporti Imam Khomeini i Iranit rifillon disa fluturime ndërkombëtare

Fluturimet e para që u nisën nga Teherani u drejtuan për në Stamboll, Muskat dhe Medinë

SHQİP Yayın: 25 Nisan 2026 - Cumartesi - Güncelleme: 25.04.2026 11:12:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran ka rifilluar disa fluturime ndërkombëtare mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu.

Siç raporton transmetuesi shtetëror IRIB, fluturimet e para që u nisën nga Teherani u drejtuan për në Stamboll, Muskat dhe Medinë.

Rifillimi i fluturimeve erdhi pasi drejtori ekzekutiv i “Imam Khomeini Airport City”, Ramin Kashef Azar, dje tha se fluturimet ndërkombëtare të pasagjerëve do të rifillojnë.

Trafiku ajror ishte ndërprerë në masë të madhe pas shpërthimit të luftës më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani.

Lufta është pezulluar që nga 8 prilli në kuadër të një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Pakistani.

Washingtoni dhe Teherani zhvilluan bisedime në Pakistan dy javë më parë, ndërsa po bëhen përpjekje për të organizuar një raund të ri negociatash.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ndodhet në Islamabad, ndërsa të dërguarit amerikanë Steve witkoff dhe Jared Kushner gjithashtu janë rrugës drejt kryeqytetit pakistanez. Megjithatë, gjasat për rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve të drejtpërdrejta mbeten të pakta.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.