Konjufca: BE heq masat ndaj Kosovës, lirohen fondet e pezulluara

“Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe përparimit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, tha Konjufca

SHQİP Yayın: 17 Mart 2026 - Salı - Güncelleme: 17.03.2026 19:45:00
Editör -
Okuma Süresi: 2 dk.
Google News

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se të gjitha masat e vendosura nga Komisioni Evropian ndaj Kosovës janë hequr dhe se është zhbllokuar e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi në rrjetin social amerikan X, Konjufca tha se konfirmimi është dhënë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE). Ai e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm përpara.

“Presim që kjo të hapë një fazë të re të angazhimit konstruktiv dhe përparimit konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, tha Konjufca.

Heqja e masave dhe lirimi i fondeve pritet të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

BE-ja vendosi masa sanksionuese ndaj Kosovës në vitin 2023 për shkak të vendimit të qeverisë kosovare për t'i dërguar kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në objektet komunale, gjë që përshkallëzoi situatën për disa javë.

Yorumlar (0)
Suç teşkil edecek, yasadışı, tehditkar, rahatsız edici, hakaret ve küfür içeren, aşağılayıcı, küçük düşürücü, kaba, müstehcen, ahlaka aykırı, kişilik haklarına zarar verici ya da benzeri niteliklerde içeriklerden doğan her türlü mali, hukuki, cezai, idari sorumluluk içeriği gönderen Üye/Üyeler’e aittir.